Mbrojtësi i qendrës, Bujar Pllana, është transferuar te skuadra polake, Lechia Gdansk.
22-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPllana deri më tani ishte te Slaven Belupo në Kroaci, ndërsa më parë luajti për Prishtinën, Feronikelin e Trepçën ’89.
“Ne besojme në aftësitë solide mbrojtëse të këtij lojtari të ri por me përvojë. Mentaliteti i tij është në linjë me atë që jemi ne, me DNA-në tonë. Dëshira e tij e menjëhershme për t’iu bashkuar klubit është po ashtu shenjë e mirë”, ka thënë presidenti i klubit polak, Paolo Urfer.
“Jam shumë i lumtur t’i bashkohen një klubi kaq të madh. Kam dëgjuar shumë për atmosferën e shkëlqyer në ndeshjet si vendas dhe në gjithë Poloninë”, ka thënë Pllana.
Ai ka luajtur për U19 e U21 të Kosovës.
Lechia Gdansk është kthyer në elitën polake.