Barcelona të dielën siguroi titullin e kampionit në Spanjë, pas fitores 2:0 në “El Clasico” ndaj Real Madridit.
Por gjysma e ekipeve në La Liga po luftojnë për t’i shpëtuar rënies. Plot 12 ekipe janë në rrezik për largim nga elita spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsasuna e vendit të dhjetë ka vetëm gjashtë pikë më shumë se Levante që zë vendin e parafundit.
Në mesin e ekipeve të rrezikuara për rënie është edhe Mallorca e Vedat Muriqit.
“Çdo pikë ka rëndësi”, tha Muriqi, goli i të cilit i siguroi Mallorcas një pikë në shtëpi kundër Villarrealit të dielën.
Mallorca është në vendin e 15-të me 39 pikë. Deri në fund të edicionit aktual në La Liga kanë mbetur edhe tri xhiro.