Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Politano: Italia e meriton kualifikimin në Botëror

Matteo Politano

Sulmuesi i krahut, Matteo Politano, këmbëngul se Italia e meriton të kualifikohet në Kupën e Botës 2026. 

Por 32-vjeçari thotë se italianët duhet të vërtetojnë vlerën e tyre në fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Politano ka kërkuar nga shikuesit të qëndrojnë afër me ekipin dhe ta mbështesin deri në fund të ndeshjes kundër Bosnjë-Hercegovinën, të martën mbrëma në Zenicë.

“E meritojmë të shkojmë në Kupën e Botës, por duhet ta dëshmojmë në fushë duke dhënë 100 %. Jam i sigurt se do të kemi sukses”, ka thënë Politano.

Italia është përfaqësuesja me renditjen më të lart në botë që nuk ka siguruar ende kualifikimin në Kupën e Botës 2026.