Futboll

Potoku vazhdon kontratën me Ballkanin

Arbër Potoku

Pas Bajram Jashanicës, skuadra e Ballkanit ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me mbrojtësin e krahut Arbër Potoku.

Potoku do të jetë pjesë e kampionit të Kosovës deri në vitin 2026.

“Mbrojtësi ynë i krahut të majtë, Arbër Potoku, vazhdon rrugëtimin me FC Ballkanin, deri në vitin 2026. Bashkë kemi arritur shumë suksese dhe bashkë do i synojmë edhe të tjerat”, ka shkruar Ballkani në Facebook.

30-vjeçari është pjesë e Ballkanit nga viti 2019.