Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Finalja e madhe - Kosova është gati

Muriqi Foda turqia

Foto: KOHA

Të martën mbrëma Kosova e luan ndeshjen më të rëndësishme të saj.

Në  “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, Kosova e Turqia vendosin se cila prej tyre do të luajë në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova prej orës 11:00, sot, e zhvillon stërvitjen e fundit.

Foda: Gjasat janë 50-50

2 o. më parë / 30 mar 2026 10:46
Franco Foda

Foto: KOHA

Deklarata të trajnerit të Kosovës, Franco Foda, në konferencën në prag të lojës më Turqinë.

"Ekipi i Turqisë është shumë i fortë. Ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi kualitet. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen".


Foda thotë se Kosova është e përgatitur edhe për penallti

“Nuk mund të bëj parashikim sa do të zgjasë loja nesër. Ka mundësi të shkoi në 120 minuta dhe të ketë penallti. E rëndësishme që jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”.
 


Foda:  Njohim anët e forta dhe të dobëta të Turqisë

“Nuk do ta zbuloj sot taktikën. E njohim anën e fortë, por edhe dobësitë e Turqisë. E rëndësishme që edhe nesër të performojmë me idetë tona. Ekipi i Turqisë është i fortë. E rëndësishme që të jemi kompakt. Me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi menjëherë në kundërsulm”.


Foda flet për entuziazmin e madh te Kosova

“Padyshim që vërehet që kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndësishme. Nuk ka pasur kaq shumë gazetarë ndonjëherë. Është shumë e rëndëisshme si për Kosovën ashtu edhe për Turqinë.
Ne po luajmë për Botëror. Është shans që vjen njëherë. Është mirë që ka eufori, por e rëndësishme që ta mbajmë kokën të qetë dhe t’i përmbahemi planit të lojës. Por është mirë edhe të jemi të motivuar”.


Foda krahason të arriturën me Austrinë me atë me Kosovën

“Është dallim shumë i madh e arritura me Evropian me Austrinë dhe kjo. Edhe atëherë kemi pritur të kualifikohemi, por nuk ishte e garantuar. Megjithatë ishte situatë krejt tjetër. Kur mora drejtimin e Kosovës synim ishte kualifikimi në Evropian. Por zhvillimet e fundit kanë bërë që të jemi në prag të Botërorit. Dhe po, për karrierën time do të jetë diçka shumë e madhe”.


Foda tregon çka është e rëndësishme për Kosovën

“Në kualifikime kemi pranuar pak gola. Me Sllovakinë ishte ndeshje me shumë sulme. 
Nesër duhet të qëndrojmë kompakt, duhet t’i bëjmë përmirësime në mbrojtje. Është e rëndësishme që mbrojtja të funksionojë dhe menjëherë të hedhemi në kundërsulme. E rëndësishme që luajmë në vendin tonë dhe ta kërkojmë suksesin”.
 

Muriqi: Pas Pavarësisë momenti kryesor

2 o. më parë / 30 mar 2026 10:33
Vedat Muriqi

Deklarata të Vedat Muriqt në konferencën në prag të lojës më Turqinë.

“Gjithmonë them se nuk më intereson të shënoj shumë gola, përderisa fiton ekipi. Nuk më intereson aspak, shpresoj qe edhe nesër te mos shënoj, por vetëm të fitojmë ... Jo vetëm për mua, por për të gjithë shtetin, pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e madhe e shtetit tonë. Nesër besoj fuqishëm në fitore dhe shpresojmë ta arrijmë suksesin”, ka thënë Muriqi.

“Emocionalisht po ndihem ndryshe, jam formuar si futbollist atje, kam shumë respekt për përfaqësuesen e Turqisë, por nesër është ndryshe sepse luaj për kombëtare, vazhdoj të respektoj kundërshtarët por do të bëj çmos që të kualifikohemi si shtet edhe në Kupën e Botës”, ka shtruar Muriqi.

Muriqi: Atmosfera e shkëlqyer, shpresojmë shumë në sukses

“Kemi përvojë në ndeshje si kjo. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi në finalen historike për Kombëtaren. Kemi atmosferë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyer. Nesër shpresojmë shumë në sukses”.