Futboll

Premier League vazhdon pushimet gjatë ndeshjeve në Ramazan

Premier League

Premier League dhe Liga Angleze e Futbollit kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht ndeshjet që t’ua lejojnë lojtarëve të përfundojnë agjërimin gjatë Ramazanit.

Sipas BBC-së kjo praktikë do të fillojë këtë javë me fillimin e Ramazanit dhe do të zgjasë për një muaj.

Kapitenët e klubeve së bashku me zyrtarët e ndeshjeve do të gjejnë një pauzë gjatë ndeshjeve për të mundësuar që lojtarët të pijnë diçka dhe të ushqehen pak pasi të përfundoi koha e agjërimit.

Para fillimi të çdo ndeshjeje në të gjithë futbollin anglez, ekipet dhe zyrtarët e ndeshjeve do të diskutojnë nëse një pauzë është e nevojshme dhe do të ketë marrëveshje për afatin kohor të përafërt.

Ndeshjet që fillojnë në orën 18:30 të shtunën dhe 17:30 të dielën janë të vetmet ndeshje që mund të kenë ndërprerje.

Kjo praktikë e ndërprerjes së ndeshjeve gjatë Ramazanit u prezantua në vitin 2021.

Të enjten shënohet fillimi i Muajit të Shenjtë të Ramazanit për myslimanët nëpër botë, që përfundon me festimin e Bajramit më 20 mars.