Presidenti i Clujit rumun, Iuliu Muresan, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të futbollistit kosovar, Meriton Korenica.
Muresan deklaroi se disa menaxherë kanë pyetur për reprezentuesin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKorenica është futbollist shumë i rëndësishëm për klubin rumun. Në rast të shitjes së Korenicës, Cluji do të përfitonte shumë financiarisht.
“Për Meriton Korenicën ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë konkrete, por 2-3 menaxherë kanë kontaktuar dhe kanë shprehur interesim. Megjithatë, situata nuk ka arritur ende në fazën e një oferte zyrtare, ka vetëm hapa fillestarë dhe e njëjta gjë vlen për të gjithë lojtarët”, u shpreh 72-vjeçari në një intervistë për “Digisport”.
29-vjeçari Korenica këtë edicion me Clujin në 48 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asistime.
Sulmuesi kosovar te Cluji u transferua në vitin 2024.