Futboll

Prishtina e Re merr pikë ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”

Llapi

Prishtina e Re ka marrë një pikë në udhëtimin e vështirë te Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja e xhiros së 13-të e Superligës së Kosovës në futboll përfundoi 1:1.

Prishtina e Re pavarësisht barazimit, mbetet e fundit me nëntë pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura.

Llapi bie në pozitën e gjashtë me 17 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e pestë por me një ndeshje më pak të luajtur.

Qendërmbrojtësi Elvis Prençi shënoi për Prishtinën e Re në minutën e 13-të, pas asistimit nga Donat Hasanaj.

Prençi nuk festoi pasi për një periudhë ishte pjesë e llapjanëve.

Llapi arriti që t’i barazonte shifrat në pjesën e dytë me golin e Arianit Hasanit. Hasani shënoi në minutën e 51-të dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.

Llapi kishte edhe disa mundësi tjera shënimi, por nuk konkretizoi, njësoj si Prishtina e Re.

Lexo përditësimet tjera
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)

Drenica mposht Ballkanin, barazojnë Llapi e Prishtina e Re