Prishtina e Re ka marrë një pikë të dielën në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së Kosovës në futboll ndaj Drenicës, por vazhdon të mbetet e fundit në tabelë.
Prishtina e Re dhe Drenica barazuan pa gola në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Prishtinën e Re ishte barazimi i parë pas tri humbjeve të njëpasnjëshme. Një barazim e ka edhe me Dukagjinin, ndërsa dy fitoret i arriti ndaj Llapit dhe Malishevës.
Drenica ndërkohë kishte ecuri prej katër humbjeve rresht, para fitores ndaj Dritës në xhiron e kaluar. Por, ka lëshuar pikë të rëndësishme në Lipjan.
Prishtina e Re e fundit mbetet me tetë pikë dhe është në garë për mbetje në elitë.
Drenica në vendin e shtatë ka 15 pikë.