Prishtina humbi 2:1 ndeshjen ndaj Gjilanit të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por klubi kaltër kërkon fitore 3:0 në tavolinë ndaj Gjilanit. Prishtina ka bërë ankesë në Federatën e Futbollit e Kosovës. Sipas Prishtinës, Gjilani ka angazhuar pa të drejtë loje Armend Thaqin.
Te Prishtina pretendojnë se Thaqi është dënuar me dy ndeshje pas kartonit të kuq në ndeshjen e javës së 32-të ndaj Feronikeli 74 dhe nuk ka pasur drejtë të paraqitet të dielën.
Te Gjilani thonë se, Thaqi ka pasur drejtë loje dhe se ankesa e Prishtinës është e pabazë.
Prishtina është në vendin e shtatë me 44 pikë, kurse Gjilani në pozitën e katërt me 49 pikë.