Futboll

Prishtina fiton ndaj Dukagjinit dhe shkëputet në tabelë

Prishtina fiton ndaj Dukagjinit dhe shkëputet në tabelë

Prishtina ka vazhduar ecurinë e mirë të rezultateve në Superligën e Kosovës në futboll. 

Prishtina të shtunën fitoi 2:0 ndaj Dukagjinit. 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi javës së dhjetë. 

Prishtina të dy golat e fitores i shënoi në pjesën e parë. 

Golin e parë e realizoi Hamdi Namani në minutën e 32-të. 

Mario Ilievski e realizoi golin e dytë shtatë minuta më pas. Ai u asistua nga Valmir Veliu. 

Për Prishtinën është fitorja e gjashtë radhazi. Është lidere me 25 pikë. Ka gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë që e zë Ballkani.

Për skuadrën nga Klina, Dukagjini, ishte disfata e dytë radhazi. Bie në pozitën e katërt me 14 pikë.


Prishtina me dy gola epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Prishtinës është duke udhëhequr 2:0 ndaj Dukagjinit pas pjesës së parë. 

Golin e parë e realizoi Hamdi Namani në minutën e 32-të. Mario Ilievski e realizoi golin e dytë shtatë minuta më pas. 

Kjo ndeshje i takon javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.


Prishtina e dyfishon epërsinë

Prishtina e ka dyfishuar rezultatin ndaj Dukagjinit. 

Pas asistimit të Valmir Veliut, Mario Ilievski, e realizoi golin e dytë për Prishtinën në minutën e 39-të.

Shtatë minuta më herët, Hamdi Namani, e realizoi golin e parë. 

Kjo ndeshje i takon javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.


Prishtina në epërsi ndaj Dukagjinit

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit. 

Hamdi Namani realizoi për 1:0 në minutën e 32-të.

Kjo ndeshje i takon javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.