Ashtu si pritej, Franco Foda ka ftuar lojtarë të rinj te Kosova për ndeshjet miqësore. Kosova më 31 maj luan në Pragë ndaj Çekisë, ndërsa më 7 qershor e pret Andorrën në Prishtinë.
Kosova do të jetë në këto dy ndeshje miqësore pa disa prej lojtarëve kryesorë, si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Florent Muslija. Mungojnë edhe Milot Rashica, Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi e Florent Hadërgjonaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungesa e Muriqit e Rrahmanit është e kuptueshme pas një edicioni shumë të gjatë e të ngarkuar që kanë pasur dy liderët e Kosovës. Në fakt Muriqi ka shkëlqyer në La Liga, por Mallorca nuk ka siguruar mbetjen në elitën spanjolle. Muriqi ka luajtur thuajse gjithë minutat e mundshëm dhe ka nevojë për pushim. Rrahmani ka pasur dy lëndime gjatë edicionit dhe po ashtu i duhet pushimi më i gjatë. Muslija është i lënduar.
Dardan Shabanhaxhaj, Valmir Matoshi dhe Rilind Nivokazi janë emrat e rinj te Kosova. Shabanhaxhaj luan sulmues krahu, ndërsa është te Rubin Kazani në Rusi. Është pritur ftesa e tij te Kosova. Ai ka të kaluar te Austria U21.
Valmir Matoshi luan në mesfushë, ndërsa është paraqitur për U20 dhe U21 të Zvicrës. Me Thunin e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës.
Rilind Nivokazi luan në sulm. Është pjesë e Sionit të Zvicrës. Ka luajtur për të rinjtë e Italisë e më pas për Kosovën U21. Tani do të jetë konkurrent në sulm me Fisnik Asllanin dhe Albion Rrahmanin.
Selektori Foda për portë ka përzgjedhur të zakonshmit:Arijanet Muriqin, Amir Shaipin dhe Visar Bekajn.
Në mbrojtje janë Mërgim Vojvoda, Albian Hajdari, Lumbardh Dellova, Dion Gallapeni, Ilir Krasniqi, ndërsa janë shtuar edhe Ron Raçi e Andi Hoti që janë grumbulluar kohë pas kohe.
Në mesfushë janë Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu e Vesel Demaku. Për pozitat ofenzive pos Asllanit, Rrahmanit e Nivokazit konkurrojnë edhe Edon Zhegrova, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Muharrem Jashari e Bersant Celina. Celina po ashtu është kthyer në përfaqësuese dhe atë pas një kohe të gjatë.
Kosova për pak mbeti jashtë Botërorit në SHBA, Kanada e Meksikë. Në finale të plejofit, më 31 mars në “Fadil Vokrri”, pësoi 1:0 nga Turqia.
Tani fokusi është kthyer te Euro 2028, ndërsa prej këtyre miqësoreve Foda do ta përgatisë ekipin për ciklin eliminator për Evropian.
Ndeshja me Çekinë pritet të jetë shumë e fortë. Çekia është kualifikuar në Botëror dhe do të udhëtojë për në SHBA menjëherë pas ndeshjes që luhet të dielën e ardhshme. Ndërkohë miqësorja me Andorrën pritet të jetë me më pak ngarkesë. Por vlerësohet e rëndësishme për Fodan, për testimin e ardhjeve të reja dhe të lojtarëve që zakonisht kanë më pak hapësirë.
Në shtator, “Dardanët” nisin kampanjën e re në Ligën e Kombeve. Për herë të parë do të jenë në Ligën B.
Selektori Foda, si zakonisht, ka përpiluar edhe një listë rezervë, ku janë emrat e Faton Malokut, Florian Haxhës, Kreshnik Krasniqit, Ismet Lushakut, Bledian Krasniqit dhe Meriton Korenicës.
