Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramsey i jep fund karrierës

Aaron Ramsey

Kapiteni i Uellsit dhe ish-ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey, i ka dhënë fund karrierës në futbollin profesionist.

35-vjeçari Ramsey ishte pa klub që kur u largua nga Pumas UNAM i Meksikës vitin e kaluar. Ramsey tani planifikon të fillojë karrierë si trajner.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pensionohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Uellsit. I ka shënuar 21 gola në 86 paraqitje, ndërsa e përfaqësoi vendin në tri ngjarje të mëdha.

Mesfushori e nisi karrierën te Cardiff City, para se të kalonte në vitin 2008 tek Arsenali.

Me klubin londinez i fitoi tri Kupa FA, ndërsa shënoi golin e fitores në dy prej tyre. Tek Arsenali luajti plot 11 vjet.

Ka luajtur edhe për Juventusin, Nicen dhe disa skuadra të tjera.