Futboll

Rapidi nuk e bindi Rrahmanin të kthehet në Rumani

al

Aksionari i Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu, ka thënë se kishte nisur bisedat për ta kthyer sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani. 

Ai ka thënë se ka pasur biseda me menaxherin e Rrahmanit. 

Rrahmani ishte transferuar në Rapid në vitin 2013 nga Ballkani. Por u largua pas vetëm një viti për 5 milionë euro për te Sparta Praga.

“Unë doja ta provoja, sepse askush, logjikisht, nuk besonte se ishte e mundur. Pata një diskutim në fillim të sezonit me menaxherin e tij dhe Albionin, por nuk u realizua dhe e patë çfarë ndodhi. Trajneri u ndryshua dhe ai e donte. Menaxheri më tha se do të qëndronte atje sepse ishte pjesë e projektit të Spartës. Trajneri mbështetet tek ai dhe kjo tregon se ai ka shumë synime”, tha Angelescu për “Prima Sport”.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar tetë gola në 16 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat me fanellën e Sparta Pragës. Kampionatin e kaluar pati telashe të mëdha me formë.