Milot Rashica ishte vendimtar të shtunën në fitoren e skuadrës së Beshiktashit.
Beshiktashi fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Rizesporit, në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Turqisë.
Për Beshiktashin ishte fitorja e parë pas dy barazimeve rresht.
Sulmuesi i Kosovës, Rashica, golin e fitores për Beshiktashin e realizoi në minutën e 64-të. Ai realizoi gol të bukur. Sulmuesi i krahut e kompletoi ndeshjen.
Ndeshjen te Rizespori e kompletoi edhe mesfushori Qazim Laçi, kurse Altin Zeqiri në lojë u inkuadrua në minutën e 60-të.
Për 29-vjeçarin Rashica ishte goli i parë këtë edicion në kampionat, krahas dy asistimeve.
Beshiktashi ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. Rizespori numëron 18 pikë dhe e zë vendin e 11-të.
GOL | Beşiktaş 1-0 Rizespor
64' Milot Rashica
Beşiktaş - Rizespor
Beşiktaş - Çaykur Rizespor#BJKvRİZ #BJKvÇRS
pic.twitter.com/t4Z5PYATZm— MaveraTR (@Mavera7TR) December 20, 2025