Mesfushori francez i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram në lidhje me incidentin me bashkëlojtarin, Federico Valverde.
Tchouameni ka thënë se ajo që ka ndodhur në stërvitje këtë javë është e papranueshme. Sipas tij, futbollistët me përvojë duhet të japin shembull të mirë për lojtarët e rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pavarësisht se kush kishte të drejtë e kush jo, ne duhet të gjejmë zgjidhje të problemit qetësisht. Mbi të gjitha, kërkoj falje për imazhin që ia kemi dhënë klubit”, ka shkruar Tchouameni.
Ai është shprehur i zhgënjyer për fundin e sezonit pa trofe. Ka thënë se njësoj ndihen edhe në klub dhe tifozët po ashtu.
“Frustrimi nuk mund të justifikojë çdo gjë, këto incidente edhe nëse ndodhin në dhomat e zhveshjes, nuk i përshtaten Real Madridit. Sidomos Real Madridit që është klubi më i famshëm në botë. Mos besoni çdo gjë që thuhet. Tani nuk është koha për të gjykuar kush çka bëri, kush çka tha, apo kush kishte apo nuk kishte të drejtë. E pranoj dënimin e klubit dhe pajtohem me të. Ne jemi ende familje, edhe pse kemi mospajtime ndonjëherë, por ne duhet t’i kemi synimet tona para çdo gjëje tjetër. I kam kërkuar falje grupit dhe dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit. Është koha të lëvizim para, me gjithë fokusin në ‘Clasico’ dhe në pjesën e mbetur të sezonit, për ta kthyer klubin në rrugën e duhur”, ka shkruar Tchouameni.
Tchouameni dhe Valverde janë dënuar me nga 500 mijë euro.