Real Madridi ka fituar të dielën mbrëma në xhiron e 23-të të La Ligas në udhëtim te Valencia.
Madrilenët regjistruan fitore 2:0. Mbrojtësi Alvaro Carreras në minutën e 65-të dhe sulmuesi Kylian
Mbappe në minutën e 91-të, i shënuan golat e fitores.
Mbappe është golashënuesi më i mirë i La Ligas me 23 gola, ndërsa i dyti është Vedat Muriqi me 15-të.
Real Madridi i afrohet sërish Barcelonës. Barcelona e para ka 58 pikë, një më shumë se klubi mbretëror.
Golat: