Në fundjavë me ndeshje interesante do të kthehet edhe La Liga.
Por, lëndimet e futbollistëve mund të jenë vendimtare për Real Madridin të shtunën mbrëma, që luan në udhëtim te Real Sociedadi nga ora 21:00.
Ndeshja i takon xhiros së pestë.
Real Madridi i drejtuar nga Carlo Ancelotti pritet të jetë pa Eder Militaon, Eduardo Camavingan, Dani Ceballosin, Aurelien Tchouamenin dhe David Alaban.
Jude Bellingham ka telashe muskulore.
Real Madridi, që është kampion në fuqi, është i dyti me tetë pikë.
Lidere është Barcelona me katër fitore në po aq ndeshje të luajtura.
Barça e trajnerit Hansi Flick udhëton te Girona, për ta zhvilluar ndeshjen e së dielës nga ora 16:15. Pritet të jetë derbi i zjarrtë i Katalonjës.
Girona fitoi dy herë ndaj Barcelonës në edicionin e kaluar. Edhe te Barcelona pritet të mungojnë Raphinha dhe Robert Lewandowski.