Skuadra e Real Madridit do të përballet me Paris Saint-Germainin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Reali të shtunën mbrëma e ka eliminuar Borussia Dortmundin në çerekfinale duke e mposhtur me rezultatin 3:2.
Parisi po ashtu të shtunën e mposhti Bayern Munchenin me rezultatin 2:0.
Gonzalo Garcia e shënoi golin e parë në minutën e dhjetë. Dhjetë minuta më pas, Fran Garcia, realizoi për 2:0.
Maximilian Beier e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 93-të. Por reagimi i madrilenëve ishte i shpejtë. Një minutë më pas, Kylian Mbappe, shënoi për 3:1.
Dortmundi u përgjigj shpejt duke e ngushtuar sërish rezultatin. Tre minuta më pas, Serhou Guirassy, shënoi për 3:2 nga penalltia. Por goli i tij në fund nuk mjaftoi që t’ia rrezikonte fitoren Realit.
Gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të Klubeve është ndërmjet Chelseat dhe Fluminenses.
Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube janë të martën e të mërkurën e javës së ardhshme. Finalja është më 13 korrik në New York.
Reali afër gjysmëfinales, po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë
Skuadra e Real Madridit është duke udhëhequr 2:0 ndaj Borussia Dortmundit pas pjesës së parë.
Gonzalo Garcia e shënoi golin e parë në minutën e dhjetë. Dhjetë minuta më pas, Fran Garcia, realizoi për 2:0.
Nëse Reali fiton ndaj Dortmundit do të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube që po mbahet në SHBA.
Reali dyfishon epërsinë
Real Madridi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Borussia Dortmundit.
Fran Garcia realizoi për 2:0 në minutën e 20-të.
Reali në epërsi
Skuadra e Real Madridit ka kaluar në epërsi ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen që i takon çerekfinales së Kupës së Botës për Klube.
Për 1:0 realizoi Gonzalo Garcia në minutën e dhjetë.