Futboll

Rexhbeçaj mund të arrijë shifër jubilare në Bundesligë

Elvis Rexhbeçaj

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është zhvilluar si futbollist në Gjermani, te skuadrat BSC Sud Youth, Wolfsburg, Koln e Bochum. Nga Bochumi prej vitit 2022 është pjesë e Augsburgut. Dhe është njëri prej lojtarëve më me përvojë në skuadër.

Të dielën me Augsburgun mund të arrijë shifër jubilare me paraqitje në Bundesligë.

Futbollisti që ka dy gola të shënuar me Kosovën, do ta luajë ndeshjen e 200-të në elitën e futbollit gjerman, nëse paraqitet ndaj Borussia Monchengladbachut të dielën nga ora 15:30.

Rexhbeçaj në 199 ndeshje në Bundesligë, ka kontribuuar me 10 gola e nëntë asistime.