Më shumë se dhjetë minuta ka zgjatur ndërprerja e ndeshjes kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 55-të pas hedhjes së gjësendeve në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pasur gjuajtje të gjësendeve në fushë nga shikuesit në Ferizaj. Nga gjuajtjet e shikuesve është goditur, mbrojtësi i Llapit, Ilir Blakqori.
Rezultati aktual është baras, 0:0.
Ndeshja rifilloi vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga stadiumi ku po luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës në futboll.