Roma e ka fituar në minutat shtesë ndeshjen që kishte nisur më 14 prill, e që përfundoi të enjten mbrëma.
Roma mposhti në udhëtim Udinesen me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 32-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ballafaqim u ndërpre në minutën e 72-të, për shkak se mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka, kishte kolapsuar në fushë, kur rezultati ishte 1:1.
Të enjten u zhvilluan 18 minuta plus shtesa.
Dhe pikërisht në minutat shtesë, Roma mori pikët e plota.
Roberto Pereyra dhe Romelu Lukaku kishin shënuar më 14 prill.
Ndërkohë të enjten, golin e fitores e realizoi Bryan Cristante, në minutën e pestë të kohës shtesë.
Roma me këtë fitore forcohet në vendin e pestë me 58 pikë, kurse Udinese ka 28 pikë në vendin e 17-të, dhe po lufton për mbetje në elitë.