Futboll

Roma regjistron fitoren e dytë rresht në Serie A

Roma

Me golat e Mario Hermosos dhe Artem Dovbykut, Roma ka regjistruar tjetër fitore në elitën italiane të futbollit. 

Në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, Roma të mërkurën mbrëma fitoi ndaj Parmas, 2:1. 

Hermoso shënoi në minutën e 63-të, kurse Dovbyk në minutën e 81-të. 

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Alessandro Circati, katër minuta para fundit. 

Roma është në vendin e dytë me 21 pikë, aq sa ka edhe lideri dhe kampioni në fuqi i Italisë, Napoli. 

Parma ka shtatë pikë