Futboll

Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të thyejë rekorde, duke u bërë lojtari i parë miliarder në futboll, sipas kompanisë së informacionit financiar dhe medias, Bloomberg.

Indeksi i Miliarderëve në Bloomberg, që rendit njerëzit më të pasur në botë bazuar në pasurinë neto, ka matur pasurinë e sulmuesit 40-vjeçar të Portugalisë dhe Al-Nassr për herë të parë.

Vlerësimi merr parasysh të ardhurat e karrierës, investimet dhe kontratat e sponsorizimit dhe thotë se pasuria neto e Ronaldos është 1.4 miliardë dollarë.

Sipas Bloomberg, Ronaldo fitoi më shumë se 550 milionë dollarë nga pagat midis viteve 2002 dhe 2023.

Kur Ronaldo u bashkua me Al-Nassr në Arabinë Saudite në vitin 2022, ai thuhet se u bë lojtari më i paguar në historinë e futbollit me një pagë vjetore 200 milionë euro.

Kontrata e tij duhej të përfundonte në qershor të vitit 2025, por së fundmi nënshkroi marrëveshje të re dyvjeçare - që thuhet se vlen më shumë se 400 milionë euro - e cila do ta mbajë atë në klub përtej ditëlindjes së tij të 42-të.

Më herët këtë status, Ronaldo e kishte marrë në renditjen e Forbes.