Futboll

Ronaldo eliminohet nga Kupa e Mbretit, shkëlqen Mitaj

Mario Mitaj

Cristiano Ronaldo me Al Nassr janë eliminuar nga Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite. Të martën mbrëma Al Nassr pësoi disfatë nga Al Ittihadi me rezultatin 2:1, në kuadër të një të tetës së finales të Kupës së Mbretit.

Karim Benzema shënoi golin e parë për Al Ittihadin në minutën e 15-të, kurse mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Mitaj e mbylli ndeshjen me notën më të lart.

Al Ittihadi nga minuta e 49-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Ahmed Al Julaydan u përjashtua me karton të kuq.

Al Nassr udhëheq në kampionat me 18 pikë. Ka gjashtë fitore në po aq ndeshje.