Futboll

Ronaldo lë të kuptohet se do të largohet nga Al Nassr

Cristiano Ronaldo

Ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo, shkroi se “ky kapitull ka mbaruar, por se historia e tij ende është duke u shkruar” duke lënë të kuptohet se do të largohet nga klubi saudit, Al Nassr.

Ronaldo 40-vjeçar, iu bashkua ekipit elitar të Arabisë Saudite në dhjetor të vitit 2022. Në total, Ronaldo fitoi 200 milionë euro, ndërsa shënoi 99 gola në 105 ndeshje për Al Nassr. 

Ronaldo të hënën mbrëma shënoi golin e 936-të në karrierë në humbjen e Al Nassr ndaj Al Fateh me rezultat 3:2. Ishte ndeshja e fundit e sezonit e me shumë gjasë edhe e Ronaldos me fanellën e Al Nassr. 

Ai nuk e ka vazhduar kontratën me Al Nassr. Skuadra e tij nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin me 32 skuadra që nis më 14 qershor e mbaron më 13 korrik.

Raportohet se Ronaldo dëshiron të paraqitet në një nga skuadrat që do të paraqitet në Kupën e Botës për Klube.