Futboll

Ronaldo shënon golin e 943-të në karrierë

Cristiano Ronaldo

Foto: Associated Press

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo shënoi një gol në fitoren e Portugalisë me rezultat 3:2 kundër Hungarisë. Goli i shënuar të martën, ishte goli i 141-të në 223 paraqitje për Portugalinë. Ndërsa ishte goli i 943 në karrierë për sulmuesin portugez.

Ronaldo shënoi për epërsisë 2:1 të Portugalisë. Ai realizoi gol nga penalltia në minutën e 58-të.

Dy golat tjerë në fitoren e portugezëve i realizuan Bernardo Silva në minutën e 36-të dhe Joao Cancelo në minutën e 86-të. 

Për Hungarinë dy golat i shënoi Barnabas Varga. Të parin e shënoi në minutën e 21-të, kurse të dytin në minutën e 84-t. 

Ndeshja Hungari – Portugali i takoi grupit F kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Portugalia është liderë me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Hungari ka një pikë në vendin e tretë sa edhe Irlanda në vendin e fundit. Armenia është e dyta me tri pikë.


Ronaldo shënon golin e 141-të për Portugalinë

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar një tjetër gol për Portugalinë. Ai të martën mbrëma shënoi golin e 141-të për përfaqësuesen e Portugalisë në paraqitjen e 223-të. 

Ronaldo shënoi e epërsisë 2:1 të Portugalisë kundër Hungarisë. Ai realizoi gol nga penalltia në minutën e 58-të.

Ndeshja Hungari – Portugali i takon grupit F kualifikues për Kupën e Botës 2026.