Fitorja e Tiranës ndaj Elbasanit me rezultat 3:1 ka mbetur në hije pas rrahjes së tifozëve.
Në hyrje të stadiumit ka pasur përplasje fizike ndërmjet tifozëve të Elbasanit dhe Tiranës. Rrahje ka pasur edhe në hapësirat e brendshme të stadiumit “Elbasan Arena” ku u zhvillua ndeshja e xhiros së 36-të të elitës së futbollit të Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak para nisjes së ndeshjes, tifo-grupi në përkrahje të Tiranës është futur në fushë në tentim për t’u përleshur me tifozët e Elbasanit. Por pas ndërhyrjes së policisë situata u qetësua.
Ndeshja në minutën e 66-të ishte ndërpre, pas goditjes që mori arbitri i njehjes Juxhin Xhaja.
Edhe në të kaluarën kur këto dy skuadra janë përballur, ka pasur incidente. Njëjtë ndodhi edhe të dielën.
Elbasani do të paraqitet në plejof për titull, kurse Tirana xhiron e kaluar siguroi mbijetesën.