Përditësim, 22:40 - Me supergolat e realizuar nga Bukayo Saka dhe Eberechi Eze, Anglia e ka “fundosur” Serbinë, duke e lënë pa gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Anglia të enjten mbrëma e shënoi fitore 2:0 në stadiumin “Wembley” në Londër. Ishte fitorja e shtatë nga po aq ndeshje të luajtura në kuadër të Grupit K kualifikues për Botërorin që vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Ndërkohë, Serbia e pësoi disfatën e tretë dhe nuk do të ketë mundësi që ta zë Shqipërinë në vendin e dytë.
Shqipëria me fitoren në udhëtim tek Andorra 1:0, e siguroi plejofin për Botëror.
Anglia ka 21 pikë në vendin e parë. Shqipëria e dyta ka 14 pikë.
Serbia mbetet me 10 pikë në shtatë ndeshje në pozitën e tretë.
Saka realizoi për mrekulli në minutën e 28-të, ndërsa Eze në minutën e 90-të e plasoi bukur topin për rezultatin përfundimtar.
Anglia do të luajë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë, në ndeshjen festive më 16 nëntor. Ndeshja Serbia – Letonia nuk do të ketë asnjë vlerë.
Letonia e katërta mbetet me pesë pikë, derisa Andorra e fundit e ka vetëm një pikë.
Goli i dytë:
Me supergolin e Sakas, Anglia mbyll me epërsi pjesën e parë
Përditësim, 21:35 - Me supergolin e shënuar nga sulmuesi Bukayo Saka, Anglia e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë ndaj Serbisë.
“Tre Luanët” e kanë siguruar tashmë Botërorin 2026, por kanë shfaqur më shumë edhe në duelin ndaj serbëve.
Saka shënoi në minutën e 28-të për 1:0. Saka shënoi gol edhe ndaj Uellsit, ndërsa në ndeshjen e kaluar asistoi ndaj Letonisë.
Ai ka katër gola në pesë ndeshjet e fundit me Arsenalin dhe Anglinë.
Saka kalon Anglinë në epërsi ndaj Serbisë
Bukayo Saka ka kaluar Anglinë në epërsi ndaj Serbisë.
Golin për 1:0, Saka e shënoi në minutën e 28-të.