Mohamed Salah është i hapur për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin. Ai nuk pritet t’i bashkohet skuadrës së PSG-së, raporton të hënën “New York Times”.
Kishte raportime se Salah kishte nisur bisedimet me skuadrën franceze. Por të hënën është bërë e ditur se Salah po negocion me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSG-ja është e fokusuar në transferimin e lojtarëve të rinj, pas largimit të Neymarit, Lionel Messit dhe Kylian Mbappes.
Salah ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me klubin anglez. Por ai pritet ta vazhdojë kontatën edhe një vit. Sulmuesi i Egjiptit iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga Roma. Në edicionin aktual, 32-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në 20 ndeshje.