Futboll

Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

Mohamed Salah

Mohamed Salah është kthyer te Liverpooli të shtunën në Premier League për ndeshjen ndaj Brightonit.

33-vjeçari nga Egjipti luajti si zëvendësues nga minuta e 26-të pas lëndimit të Joe Gomezit, në fitoren 2:0 ndaj Brightonit.

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 16-të të elitës angleze.

Golat e fitores për “të kuqtë” i shënoi Hugo Ekitike, në minutën e parë dhe të 60-të.

Salah ishte asistues në golin e dytë.

Brajan Gruda luajti te Brightoni për 64 minuta.

Liverpooli ka 26 pikë, tri më shumë se Brightoni në mesin e tabelës.