Ish-kampionia e Italisë dhe finalistja e Kupës Evropiane, Sampdoria, ka rënë për herë të parë në kategorinë e tretë italiane.
Ky klub i njohur italian është themeluar 78 vjet më parë, ndërsa humbi gjasat për mbetje në Serie B pas barazimit pa gola me Jue Stabian, të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSampdoria e kishte fituar titullin e kampionit në Serie A në vitin 1991. Ishte periudhë e artë e këtij klubi. Gianluca Vialli dhe Roberto Mancini po “terrorizonin” mbrojtjet e skuadrave tjera italiane.
Por Sampdoria dështoi të fitojë trofe që kur triumfoi në Kupën e Italisë në vitin 1994.
Pas largimit nga Serie A në vitin 2023, kjo skuadër do të garojë në Serie C në edicionin e ardhshëm.