Trajneri i futbollit Gani Sejdiu ka thënë se humbja 1:0 e Kosovës ndaj Turqisë të martën mbrëma nuk erdhi si pasojë e dominimit të kundërshtarit apo cilësisë. Sejdiu në “Interaktiv” të KTV-së tha se Turqia triumfoi në “Fadil Vokrri” pasi diti ta shfrytëzonte rastin e vetëm të mirë që pati.
Turqia triumfoi 1:0 në finale të plejofit të Botërorit 2026 me golin e shënuar nga Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Humbja nuk u shkaktua nga cilësia e kundërshtarit, nga dominimi i kundërshtarit. Ajo që e bëri diferencën, ishte se kundërshtari në rastin e parë shënoi golin. Ishte shumë i evitueshëm ai gol. Por, kjo i karakterizon ekipet që kanë lojtar me emra të mëdhenj dhe përvojë shumë të lartë ndërkombëtare. Janë episode të vogla që dinë t’i shfrytëzojnë. Mendoj se patëm një pjesë të parë fantastike, në të gjitha aspektet, edhe organizim e edhe paraqitje. Goditëm shtyllën, patëm raste të qind për qindta”, tha Sejdiu.
Sejdiu ka vlerësuar lartë mbrojtësin anësor, Dion Gallapeni, duke thënë se ishte më i miri. Ndërsa tha se nga Vedat Muriqi u prit më tepër.