Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, tha se performanca e ekipit të tij në humbjen nga Brightoni ishte e “papranueshme”, ndërsa u përball për herë të parë me thirrjet e zemëruara të tifozëve të skuadrës që drejton.
Thirrjet nisën kur Chelsea pësoi për 1:0 në “Amex Stadium”, me mysafirët që mezi kishin regjistruar një rast për gol. Në fund Chelsea pësoi 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte një paraqitje brengosëse dhe thellim i krizës, marrë për bazë që Chelsea nuk e kishte asnjë gjuajtje në portë deri në minutën e 40-të dhe bëri shumë gabime në mbrojtje.
Ishte humbja e pestë rresht e Chelseat në Premier League, pa gol të shënuar. Është ecuria më e keqe e humbjeve pa gol të shënuar që nga viti 1912.
“Ishte e papranueshme në çdo aspekt të lojës. Qasja jonë ishte e papranueshme”, ka thënë Rosenior.
“Vazhdoj të dal dhe të mbroj lojtarët, por kjo performancë nuk mund të mbrohet. Mënyra se si pësuam golat, numri i dueleve që humbëm, mungesa e intensitetit në ekip. Diçka duhet të ndryshojë në mënyrë drastike tani. Mendoj se lojtarët duhet të shohin në pasqyrë për atë që ofrojnë. Ju mund të flisni për taktikën, por taktika vjen pas gjërave bazike. Duhet të kemi më shumë kurajë për lojë, të fitojmë duelet, të fitojmë duelet me kokë, ndërhyrjet. Performanca ishte e papranueshme”, ka shtuar Rosenior.
Ka dyshime nëse anglezi mund të vazhdojë ta drejtojë skuadrën për kohë të gjatë. Shansi i fundit për të shpëtuar sezonin do të jetë gjysmëfinalja e Kupës FA kundër Leedsit, të dielën.
Chelsea tani është larg zonës që dërgon në Champions.