Futboll

Shala flet për mungesat, në dyshim edhe Dellova

Bajram Shala

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka folur për mungesat për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë. Ai ka thënë se Kosovës i mungojnë pesë futbollistë. Ka folur pë situatën e Lumbardh Dellovëa dhe ardhjen e Albian Hajdarit.

 “Per shkak te lëndimeve mungojnë pesë futbollistë kapiteni Amir Rrahmani, Florent Hadergjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabergja. Lumbardh Dellova është grumbulluar me skuadrën, por gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet në ditët në vijim.  Florian Haxha nuk ka udhëtuar për shkak të një problemi shëndetësor, ndërkohë që në këtë grumbullim kemi futbollistin e ri, Albian Hajdarin”, ka thënë Shala.

Lexo përditësimet tjera
Franco Foda

Foda shpreson në fitore ndaj Sllovenisë

Fitorja ndaj Sllovenisë do të rriste maksimalisht gjasat për kualifikim të Kosovës në Kampionatin Botëror që...