Xherdan Shaqiri me Baselin dhe Edon Zhegrova me Juventusin të shtunën pasdite kanë zhvilluar ndeshje miqësore.
Ndeshja miqësore mes Baselit dhe Juventusit përfundoi baras pa gola.
Zhegrova u paraqit për “Zonjën e Vjetër” nga minuta e parë. Nga minuta e parë u paraqit edhe Shaqiri për Baselin.
Zhegrova dhe Shaqiri u zëvendësuan në fillim të pjesës së dytë.
Për Baselin në pjesën e parë luajti edhe sulmuesi Albian Ajeti.
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, luajti ndaj ish-klubit të tij, Baselit.
Edhe
A është pjekur si lojtar Edon Zhegrova?
27-vjeçari për Baselin luajti për një vit.
Ndërsa pjesë e Juventusit, sulmuesi i krahut është nga viti i kaluar kur ishte transferuar nga Lille për 15.5 milionë euro.