Xherdan Shaqiri është duke kaluar formë të mirë këtë edicion te skuadra e Baselit.
Me transferimin e Shaqirit, Baseli po zhvillon ndeshje shumë më të mira dhe është në garë për titull kampioni në elitën e futbollit zviceran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaqiri të dielën kontribuoi me gol dhe asistim në fitoren 2:0 të Baselit ndaj Winterthurit.
Ish-futbollisiti i Liverpoolit, Shaqiri, në 25 ndeshje kampionale ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 13 asistime.
Nëse vazhdon me këtë formë, 33-vjeçari Shaqiri mund ta thyejë rekordin historik për më së shumti asistime për një edicion në Superligën e Zvicrës.
Rekordin e mban futbollisti i Servettes, Miroslav Stevanoviq, që bëri 22 asistime në edicionin 2021/2022. Kështu ka raportuar të hënën “20minuten”.
Shaqiri u transferua te Baseli në verën e vitit të kaluar si lojtar i lirë nga Chicago Fire.