Futboll

Shokohet Dinamo, Hoxha zëvendësues

Dinamo Zagreb

Dinamo ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Kroaci.

Të hënën mbrëma gjiganti kroat pësoi 1:0 në udhëtim te Vukovari. Jakov Puliq e shënoi golin për Vukovarin.

Arbër Hoxha luajti prej minutës së 33-të te Dinamo. Ndërkohë Enis Shabani e kompletoi ndeshjen në mesfushën e Vukovarit.

Pas xhiros së 11-të, Dinamo është e dyta me 22 pikë, tri më pak se Hajduku i Splitit. Vukovari është i fundit me vetëm nëntë pikë.