Shqipëria U17 ka pësuar humbje të thellë 3:0 nga Përfaqësuesja e Kroacisë, në ndeshjen e dytë të Grupit 8 për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.
“Kuqezinjtë” e rinj pranuan tre gola për 35 minuta.
Luka Bartoloviq në minutën e 10-të, Matej Miliçiq dhe Juraj Frigan në minutën e 35-të, i realizuan golat e fitores.
Ndeshja të premten gjatë ditës u zhvillua në Nedelishqe të Kroacisë, që është nikoqire e grupit ku janë edhe Holanda dhe Kazakistani.
Shqipëria U17 ndeshjen e fundit e luan më 17 nëntor kundër Kazakistanit.
Dy të parët e grupeve avancojnë në fazën tjetër të turneut.