Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria U19 e pafat, pëson gol në minutat shtesë

Shqiperia U19

Futbollistet e Shqipërisë U19 kanë pësuar gol në minutat shtesë dhe nuk kanë arritur të fitojnë përballë Malit të Zi. 

Ndeshja mes Shqipërisë U19 dhe Malit të Zi U19 u mbyll 2:2, dhe ishte e para për kualifikim në Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dueli u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”. 

Gelda Kadiolli dhe Bora Bushati shënuan golat për Shqipërinë U19. 

Turqia është e para me tri pikë pas fitores ndaj Lihtenshtajnit të fundit në Grupin 5. Shqipëria e Mali i Zi janë në vendin e dytë dhe të tretë. 

Vendi i parë në grup siguron Ligën A. Nga Liga B nuk është i mundur kualifikimi në Evropianin që në këtë vit organizohet në Bosnjë-Hercegovinë.