Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shtatë ekipe mund ta fitojnë tripletën në këtë edicion

Liverpool

Në edicionin aktual të futbollit ndërkombëtar, në total janë shtatë skuadra që mund ta fitojnë tripletën, apo tre tituj të mëdhenj brenda një sezoni.

Interi, Liverpooli, Arsenali, Barcelona, Atletico Madridi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini, janë ekipet pretendente për të triumfuar në tri gara, ka shkruar “Football-Italia” të enjten. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interi, Liverpooli, Arsenali dhe Barcelona janë vetëm katër prej tyre, të cilat e kanë humbur vetëm nga një ndeshje në Ligën e Kampionëve në këtë edicion.

Përveç Atletico Madridit që u mposht nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germainit, që humbi nga Liverpooli, skuadrat e tjera kanë krijuar avantazh për të avancuar tutje në çerekfinale të Championsit.

Ndërkohë, të gjitha këto shtatë ekipe janë në garë për të fituar në kampionatet e tyre, apo edhe në Kupat e shteteve ku ata luajnë.