Përfaqësuesja e Sllovenisë ka stërvitur në vendin e vet dhe nuk ka planifikuar stërvitje në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes me Kosovën.
Për përzgjedhësin Foda, kjo është gjë normale.
“Nuk është favor për ne, edhe ne kur kemi luajtur ndaj Qipros, kemi bërë stërvitjen e fundit në vend. Ekipi që ushtron në vendin e tij ka hapësirë më shumë për t’u përgatitur në mënyrë taktike. E ka edhe një ditë më shumë për të stërvitur taktikisht. Nuk është diçka e jashtëzakonshme. Këtë bëjnë edhe shumë ekipe tjera”, theksoi Foda në fund të konferencës.
