Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sokoli: Zhegrova duhet të jetë në formacionin startues

Bylbyl Sokoli

Trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli ka vlerësuar se Edon Zhegrova duhet të ketë vend në formacionin startues të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Sokolit, edhe pse Zhegrova nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm te Juventusi, ai vazhdon të jetë në formë stabile falë përgatitjeve dhe nivelit të lartë të ekipit ku aktivizohet.

“Zhegrova duhet me pas vend në përbërje të parë. Pavarësisht mungesës së minutazhit, ai vjen nga një ekip i fuqishëm evropian dhe ka kaluar fazat përgatitore”, u shpreh Sokoli.

Ai shtoi se minutat që sulmuesi ka pasur në dispozicion kanë qenë bindëse, duke dëshmuar potencialin e tij për të bërë diferencën në fushë.

Sokoli u shpreh i bindur se përzgjedhësi Franco Foda do ta shfrytëzojë në mënyrë të duhur Zhegrovën.

Tutje, Sokoli u shpreh Kosova ka mundësi reale për të marrë një rezultat pozitiv në përballjen ndaj Sllovakisë, pavarësisht dy mungesave të rëndësishme shkaku i lëndimit, kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.

Kosova më 26 mars luan në Bratislavë për një vend në finalen e plejofit për Botërorin e SHBA-së që mbahet në qershor. Fituesi i kësaj ndeshje, luan vendas ndeshjen finale kundër fituesit mes Turqisë dhe Rumanisë më 30 mars.

Duke analizuar situatën në të dyja kampet, Sokoli theksoi se ndeshja është e një rëndësie të veçantë dhe se forma e lojtarëve do të ketë ndikim të madh në rezultat.

“Sipas analizës së përgjithshme, si në taborin e Sllovakisë ashtu edhe të Kosovës, duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe faktorë të tjerë si forma e lojtarëve, gjasat janë reale për një rezultat pozitiv”, u shpreh ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai nënvizoi se të dyja përfaqësueset do të paraqiten me mungesa të rëndësishme, çka e bën ndeshjen edhe më të balancuar.

“Kosova hyn në këtë takim e hendikepuar pa dy futbollistë kryesorë, por edhe Sllovakia ka dy mungesa të tilla”, ka thënë Sokoli.

Sipas tij, pavarësisht këtyre rrethanave, Kosova ka potencial për të dalë fituese, duke u bazuar në përparësitë që posedon ndaj kundërshtarit.

“Si njohës i futbollit, i dimë përparësitë dhe dobësitë e të dyja ekipeve. Duke u bazuar në këto, Kosova ka gjasa reale ta fitojë ndeshjen”, theksoi ai.