Trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka pëlqyer veprimi i Edon Zhegrovës në ndeshjen ndaj Fiorentinas.
Mediumet në Itali kanë raportuar për incidentin e Zhegrovës me tifozët e Fiorentinas të shtunën mbrëma, në ndeshjen që i takoi javës së 12-të të Serie A.
“Në pjesën e dytë, Edon Zhegrova po ngrohej kur nga trivunat filluan të dëgjoheshin fyerjet ndaj kosovarit. Lojtari iu përgjigj disa tifozëve, por Spalletti iu afrua, duke e parë me inat, duke qetësuar situatën. Në atë moment, shikuesit duartrokitën trajnerin e Juventusit”, shkruan “Violanews”.
Zhegrova nuk u aktivizua në ndeshjen që Juventusi e mbylli baras 1:1.
VIDEO:
@zano_.evz #neiperte #calcio fiorentinajuventus1-1#zhegrova
♬ suono originale - 𝐓𝐇𝐎𝐌𝐀𝐒✨💫
@youngmenion Spalletti redarguisce a suo modo Zhegrova #juventus
♬ suono originale - Menix