Futboll

Spanja “e shkatërron” Gjeorgjinë

Spanja

Përfaqësuesja e Spanjës është një hap afër kualifikimit për në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Spanja e mposhti thellë 4:0 Gjeorgjinë të shtunën në udhëtim.

Plot tre gola u shënuan në pjesën e parë, kurse një tjetër u realizua në pjesën e dytë.

Mikel Oyarzabal e hapi serinë e golave në minutën e 11-të.

Golin e dytë e realizoi Martin Zubimendi në minutën e 22-të. Realizatori i golit të tretë ishte Ferran Torres në minutën e 34-t. Oyarzabal e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 63-të.

Spanja e zë vendin e parë në Grupin E me 15 pikë dhe është afër kualifikimit.

12 pikë i ka Turqia në pozitën e dytë. Pasojnë Gjeorgjia me tri pikë dhe Bullgaria pa pikë.