Sportingu i Lisbonës ka fituar thellë 4:1 ndaj Kairat Almatyt të Kazakistanit në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions.
Skuadra portugeze e pati mundësinë të shënonte që në minutën e 21-të me Morten Hjulmandin, që e humbi penalltinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ishte Trincao që shënoi për 1:0 në minutën e 44-t.
Trincao realizoi edhe për 2:0 në minutën e 65-të.
Më pas portugezët shënuan edhe dy gola tjerë të shpejtë, në minutën e 67-të dhe të 68-të.
Realizator të golave ishin Alisson Santos dhe Geovany Quenda.
Mysafirët golin e vetëm e shënuan në minutën e 86-të me Edmilson Santosin.