Kosova i fitoi të dy ndeshjet ndaj Suedisë në kualifikimet e rregullta për Botëror. Madje suedezët nuk e fituan asnjë ndeshje dhe mbetën të fundit në grup.
Por Suedia do të jetë në Botërorin në SHBA, Meksikë e Kanada, ndërsa Kosova jo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë pyesin si është kjo e mundur.
Kosova e Suedia u paraqitën në plejof për kualifikim në Botëror. Kosova si e dyta në grup e Suedia si njëra prej katër përfaqësueseve që kishin fituar grupet në Ligën e Kombeve e që nuk ishin në dy pozitat e para në kualifikimet e rregullta.
Dhe Suedia u bë përfaqësuesja e parë që u kualifikua në Botëror përmes Ligës së Kombeve, që kur nisi të zhvillohej kjo garë e UEFA-s në vitin 2018.
Suedia në gjysmëfinale të plejofit fitoi 3:1 ndaj Ukrainës në Valencia. Në finale të plejofit, të martën mbrëma në Solna, fitoi 3:2 ndaj Polonisë.
Për më tepër, Suedia ishte vetëm në Ligën C të Ligës së Kombeve. Por vendi i parë në grup ia hapi rrugën për Botëror.
Pos për Suedinë, kualifikimi i saj tregon shumë edhe për Kosovën. “Dardanët” e mposhtën dy herë një përfaqësuese të mbushur me yje të Premier Leagues dhe që do të jetë në Botëror.