Futboll

Sulmuesi i Kosovës lëndohet para ndeshjeve të nëntorit

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka pësuar lëndim para ndeshjeve që Kosova i luan në nëntor me Slloveninë dhe Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. 

Rrahmani u zëvendësua në minutën e 24-t në ndeshjen e Spartës së Pragës ndaj Rakowit polak. 

Nuk është raportuar për një lëndim të rëndë. Mediat çeke kanë shkruar se ai nuk është ndier mirë dhe vendin e tij e zuri Lukas Harslin. 

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe u mbyll pa gola. 

Sparta ka katër pikë në tri ndeshje, një më pak se Rakowi.