Futboll

Man. Unitedi bindës në ndeshjen e parë, i afrohet finales

Manchester United

Manchester Unitedi ka shfaqur paraqitje të madhe në udhëtim tek Athletic Bilbao në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

“Djajtë e kuq” të udhëhequr nga trajneri Ruben Amorim, shënuan fitore 3:0 në stadiumin “San Mames”.

Pas një jave vetëm i duhet që ta ruajë këtë rezultat dhe ta sigurojë finalen që do të luhet po në “San Mames” më 21 maj.

Mysafirët u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e gjashtë kur realizuan me Alejandro Garnachon, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas gjysmë ore lojë, goli i Casemiros ishte i rregullt dhe Unitedi kaloi në epërsi.

Vetëm pesë minuta më vonë, Bilbaos iu vështirësuan punët kur mbrojtësi Dani Vivian u përjashtua nga loja direkt me të kuq. Gjyqtari e ndëshkoi atë për kapje në zonë dhe akordoi penallti.

Nga penalltia i saktë ishte Bruno Fernandez.

Mesfushori portugez dhe kapiteni i Unitedit realizoi edhe në minutën e fundit të pjesës së parë për fitoren 3:0. Fernandes u bë lojtari i parë në histori të Ligës së Evropës që përfshihet në 30 e më shumë gola në ndeshjet nokaut.

Ai ka 19 gola gjithsej e 12 asistime në 32 paraqitje.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në “Teatrin e Ëndrrave”.


Super United në pjesën e parë

Manchester Unitedi ka shfaqur paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë të Ligës së Evropës në udhëtim te Athletic Bilbaos.

Unitedi është duke fituar në “San Mames” me rezultatin 3:0, ndërsa skuadra spanjolle ka mbetur pa një futbollist.

Alejandro Garnachos iu anulua një gol në minutën e gjashtë për pozitë jashtë loje, por ai i Casemiros në minutën e 30-të ishte i rregullt për 1:0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Bilbao mbeti pa mbrojtësin Dani Vivian, që u përjashtua direkt me të kuq, kur edhe shkaktoi penallti.

Portugezi Bruno Fernandes ishte i saktë për 1:0 nga pika e bardhë.

Mesfushori dhe kapiteni i “djajve të kuq” realizoi tjetër gol në minutën e fundit të pjesës së parë për rezultatin 3:0.

Pjesën e parë me epërsi 2:0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës është duke e fituar edhe Tottenhami ndaj Bodo/Glimtit.

Gjysmëfinalet e para po luhen edhe në Ligën e Konferencës.

Chelsea është duke fituar 2:0 në udhëtim te Djurgardeni, kurse Betisi po udhëheqë 1:0 ndaj Fiorentinas.