Florent Muslija ka shënuar supergol nga goditja e këndit. Ai edhe asistoi në një tjetër gol të shënuar nga Fortuna Dusseldorfi.
Por, shkëlqimi i mesfushorit me tipare sulmuese të Kosovës, i ka mjaftuar Fortuna Dusseldorfit, që të shtunën fitoi ndaj Greuther Furthit, 2:1.
Para se ta realizonte supergolin, Muslija asistoi fillimisht në minutën e 24-t për 1:0, në golin që e shënoi sulmuesi zviceran, Cedric Itten.
Më pas, 27-vjeçari realizoi nga korneri për 2:0, në minutën e 65-të.
Ai luajti deri në minutën e dytë të kohës shtesë. Muslija ka tri gola e një asistim në edicionin aktual të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Muslija një gol të shënuar e një asistim i ka edhe në Kupën e Gjermanisë.
Dusseldrofi është i 16-ti me 17 pikë, dy më shumë se Greuther Furthi, në pjesën e poshtme të tabelës.